Njihuni me Patti Baumgartner, gjyshen që ka marrë në dorë zbatimin e ligjit…së bashku me një tharëse flokësh.

E moshuara nga Polson, Montana, e indinjuar nga shoferët “arrogantë” të cilët nuk ngadalësonin asnjëherë në zonën e populluar ku luanin nipërit e saj, doli në rrugë me një “radar” të improvizuar.

Në tentativë për të mashtruar shoferët me tharëse flokësh, Patti detyroi drejtuesit e automjeteve që tejkalonin kufirin e shpejtësisë, të ngadalësoheshin.

Për gjyshen me radar të çuditshëm mësoi edhe policia lokale, e cila nuk ndërhyri në qëllimet e saj.

“Unë nuk e di se si mund ta ndihmoja, përveç që t’i dhuroja asaj kapelën dhe simbolin tim,” tha oficeri Noa Pesola.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA