Sot, në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, i pranishëm në festime ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta e cilësoi Pezën si “vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët, pasi Pezë do te thotë qëndrim, e besa besë.”

“Pezë, sakrificë si asnjë krahinë tjetër. Peza u martirizua, u dogj, por nuk u dorëzuar asnjëherë. Konferenca e Pezës hodhi themelet antifashiste dhe ishte konferenca e parë pluraliste”, shtoi ai.

Më tej, presidenti tha:

“Përvjetori i çlirimit na fton të ruajmë vlerat për edukimin e brezave, pasi gjithçka ka sot Shqipëria është falë sakrificës. Sot objektivi kombëtar është integrimi dhe s’duhet vonuar nga atagonizmi politik dhe duhen lënë mënjanë interesat e ngushta politike”, tha presidenti.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA