Në një intervistë tepër të sinqertë më “Vogue Australia” Hailey Baldwin ka pranuar se nuk është gjithmonë konfidente, dhe se shpesh herë e krahason veten me modele të tjera.

Madje, 22 vjeçarja tha se është ndjerë inferiore edhe ndaj mikeshave të saj Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

“Karriera ime në industrinë e modelingut ka qenë e ngadaltë dhe mësova ta pranoja. Jam më e shkurtër se vajzat e tjera. Megjithëse jam 1.72 metra e gjatë, nuk jam modele pasarele dhe ndjehesha shumë inferiore ndaj shoqeve të mia. Shihni Kendall,Bella dhe Gigi-n…ato janë të gjata dhe po parakalojnë në çdo pasarelë,” është shprehur bukuroshja bjonde.

Hailey gjithashtu tregoi se disa njerëz i thonin vazhdimisht se nuk mund të bëhej një modele e vërtetë.

“Për një periudhë, ekzistonte një pjesë e imja që nuk e dinte nëse mund të kisha karrierën që doja, nëse nuk sfiloja në pasarelë. Disa drejtorë më thonin: “Ne nuk mendojmë se ajo është një modele e vërtetë,” shpjegoi bashkëshortja e Justin Bieber.

Por pavarësisht vështirësive, Hailey tha se është e lumtur që tanimë ka gjetur vehten, duke pozuar për sete të ndryshme fotografike dhe duke marrë pjesë në projekte të tjera në industri.

FOTO GALERI
28/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA