David Beckham po provon gjithçka për ta bindur Lionel Messin që të nënshkruajë për klubin e tij të futbollit Inter Miami FC.
“The Sun” raporton se “Spice Boy” ka dërguar përfaqësuesin e tij, Paul McDonough, në Londër, për të zhvilluar bisedime me babanë e Messit, Jorge, i cili vepron si këshilltar i “yllit” të Barcelonës.
Lajmi që Lionel Messi mund të linte Barcelonën në një transferim falas verën e ardhshme ka “tronditur” në njëfarë mënyrë opinionin sportiv. .
“Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por është rënë dakord që në fund të sezonit të parafundit ai mund të largohet “falas”, nëse dëshiron,” – tha presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, javën e kaluar.
Nëse Messi dëshiron një sfidë të re, atëherë klubi nuk do ta pengojë. Sigurisht, Barcelona nuk mund të pranojë që Messi të shkojë në ndonjë klub të madh europian. Nga ana tjetër, Miami është sigurisht më afër vendlindjes së tij sesa Spanja.
Inter Miami FC do të jetë pjesë e MLS-së nga sezoni i ardhshëm, që nis në muajin mars të 2020-ës, ndaj Beckham është duke u përpjekur që të gjejë lojtarët më të mirë të mundshëm për debutimin e skuadrës së tij në elitën e futbollit në Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka fshehur dëshirën për të bashkëpunuar edhe me Cristiano Ronaldon, por edhe “ylli” portugez, sikurse ai argjentinas, mund të luajnë edhe disa vite në nivele të larta.
Messi nuk ka luajtur ende për Barcelonën këtë sezon, pasi po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar që në fillim të gushtit.
Top Channel