Iliri Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Të dy prindërit e mi tij kane qenë balerinë.
Nëna ka qenë balerinë e parë e teatrit të operas dhe baletit kurse babai ka qenë solist. Ilir Shaqiri është rritur me baletin dhe erdhi shumë natyrshëm që edhe ai të vazhdonte te njëjtin profesion si të prindërve.
Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është afirmuar në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij. Ilir Shaqiri është një nga simbolet e baletit shqiptar në Itali dhe historia e tij ngjason me atë të kolegëve bashkëkombas që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Itali.
Balerini është martuar me aktoren italiane Emanuela Morini me të cilën kanë edhe një vajzë Emily, e cila edhe pse vetëm 15 vjeç ka luajtur në disa filma, ka qenë imazh për shumë reklama dhe është pjesë grupit të kërcimit modern që drejtohet nga i ati.Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të njohur në Itali pas pjesëmarrjes në disa emisione si Amici, ‘La Corrida’ e ‘Tu si que vales’ si dhe ne shume programe te Canale 5 dhe Rait.
Iliri Shaqiri është një emër i afirmuar në baletin kontemporan dhe atë modern, i cili me stilin dhe talentin e tij renditet si një nga balerinë më të suksesshëm në botë.
Në emisioni Diaspora Ilir Shaqiri ka rrëfyer rrugëtimin e tij në Itali si projekte që po punon në Shqipëri dhe në Itali.
Top Channel