1 javë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/OHDIR, Top Channel zbulon dokumentin prej 56 faqesh që Partia Demokratike i ka dërguar misionit të vëshguesve ndërkombëtar.

Raporti demokratëve I cili mban datën 19 gusht, perforcon konstatimet e raportit final te OSBE OHDIR, i cili ishte ne fokusin e konferencës së selisë blu këtë të mërkurë.

“Raporti i OSBE OHDIR është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Bylykbashi.

Një kapitull i plotë, ai numër 4 i dedikohet denononcimit ndërkombëtarisht të manipulimit të procesit përmes numërimit të votave.

Përgjimet e Bild dhe zyrtarët socialist të akuzuar për vjedhje votash janë pjesë e raportit të opozitës jashtëparlamentare.

Përmes fotove dhe videove është denoncuar fenomeni më shume vota se votues të cilët zyrtarët demokrat i dhanë jehonë edhe ne daljen e tyre për mediat.

Por, ky nuk është fenomeni i vetëm i konstatuar nga demokratët. Një ndër to është edhe një komunikim i brendshëm që PD pretendon se është zhvilluar nga punonjës të policisë bashkiake të Tiranës ku theksohet se do i kontrollohen gishtat kush nuk ka votuar.

Pike e raportit të opozitës jashtë parlamentare janë edhe 4 anëtarët e mazhorancës në KQZ dhe shkeljet e pretenduara prej tyre. Demokratët vëmendje kryesore në raportin e tyre i japin edhe dekreteve presidenciale që sipas tyre nuk janë zbatuar nga mazhoranca.

Elda Menga

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA