Përfaqësues nga Drejtoria e Policisë dhe hetimi i krimit ekonomik kanë mbërritur këtë të mërkurë në zyrën e Kadastrës në Vlorë, ku sipas burimeve, 23 punonjës janë nën hetim për shpërdorim detyre.

Shkak është bërë dosja e një çështjeje e cila është fituar ne Gjykatën e Lartë, por ende nuk është marrë në shqyrtim nga Kadastra.

Dy persona që pretendojnë një pronë në Jalë u kanë bërë presion punonjësve të Kadastrës.

Duket se edhe largimi i drejtorit, Florjan Alimadhi dhe nëndrejtorit, Klodian Troci ka ardhur për këtë shkak.

Po ashtu ka dhënë dorëheqjen siç mësohet me kërkesë të kreut të Aluznit, Artan Lame edhe nëndrejtori për Aluiznin në Vlorë, Ardian Musta.

Për kaosin e krijuar në Vlorë ka reaguar sot indirekt kreu i Aluiznit, Artan Lame. Në një thirrje publike, Lame kërkon që të ndalen ndërhyrjet dhe nepotizmi në sistem.

Top Channel