Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli
Inspektoriati i Përgjithshëm, nën drejtimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi gjatë këtyre dy ditëve një aktivitet në Vlorë në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të inspektorëve kuadri ligjor dhe aftësitë praktike”.
Ky trajnim organizohet në zbatim të Ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon modernizimin e sistemit të inspektimit dhe përafrimin e tij me praktikat më të mira evropiane. Ligji promovon kalimin nga një qasje ndëshkuese drejt një modeli të balancuar, që përfshin kontrollin, këshillimin dhe parandalimin.
Gjatë aktivitetit, ekspertë dhe drejtues të institucioneve të inspektimit prezantuan zhvillimet kryesore ligjore, funksionimin e sistemit elektronik “e-Inspektimi”, si dhe politikat për zhvillimin e karrierës dhe rritjen e profesionalizmit të inspektorëve.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua zhvillimit të aftësive ndërpersonale, si komunikimi efektiv, menaxhimi i konfliktit dhe puna në grup, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve me subjektet e inspektuara dhe rritjen e besimit publik.
Trajnimi përfshiu gjithashtu një workshop praktik, ku pjesëmarrësit punuan me raste konkrete, duke forcuar aftësitë për zbatim në terren dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Top Channel