Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se demokrati është paditur për shpifje.
Në hyrje të ambienteve të gjykatës, ai nuk ka prononcim për mediat, por vetëm përshëndeti operatorët.
Sakaq demokrati ishte i shoqëruar nga Marash Logu.
Pasi doli nga ambientet e GJKKO, deputeti foli për mediat, ku tha: “Unë jam hedhur në gjyq nga biznesmeni Armand Lilo, i cili nuk ishte paraqitur. Tani nuk e di sa e saktë është, por nga një njoftim i fundit që ka bërë policia e shtetit, unë e di që ai është në kërkim, prandaj nuk ka ardhur. Unë nuk di të kem shpifur ndonjë gjë. Fakti që as nuk vijnë në proces dhe u detyruam ta shtyjmë, pavarësisht dhe adresa sipas asaj që dha edhe gjykata ishte e saktë, atje ku zotëria banon, zotëria ka zgjedhur pa asnjë arsye ligjore që të vijë. Ligji e kërkon që edhe të pushoheshe menjëherë çështja. Por ne jemi të interesuar se për çfarë kemi shpifur. Nuk di, në 450 procedime penale të më jenë bërë, të kem dalë në një gjyq që unë të kem shpifur. Është bërë për shkak se unë kam denoncuar atë që ju e dini shumë mirë, djegien e pallatit, në mos gaboj për herë të dytë. Në vend që ky njeri të merret me hallet e atyre qytetarëve që i kanë dhënë miliona euro këtij, por që i digjet shtëpia se u dogj një pallat i tërë, në vend që të merret me qytetarët, ky vjen e merret me mua. Është i mirëpritur. Unë nuk mund të shtoj më shumë, sepse seanca ishte e pamundur. Ne nuk dimë për çfarë kemi shpifur. Sot morëm dhe arsyetimet, për çështjet e të tjera pastaj…”.
Top Channel