Interi ka prezantuar edhe fanellën e tretë për sezonin 2019-2020, e cila është e zezë, me detajet si logoja e sponsorit apo vijat në krah, të verdha, ndërsa sipas përshkrimit të klubit, është e frymëzuar nga sukseset në të kaluarën.

Kjo fanellë përmban elementë të fanellave të vitit 1998, kur Interi fitoi Kupën UEFA në finalen ndaj Lazios në Paris dhe të sezonit 2009-2010, kur zikaltrit fituan gjithçka në Itali dhe Europë.

Skuadra italiane rikthehet pas në kohë në sezonin 1997-98 kur fituan Kupën UEFA.

Një fanellë e bukur dhe interesante shumë ndryshe nga uniforma e parë zikaltër dhe e dyta e bardhë. Skuadra italiane mund të veshë fanellën e tretë në Champions League.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel