Presioni publik bëri që autoritetet e regjimit islamik në Iran të anulojnë një martesë që u bë virale me fotot, pasi një burrë 28-vjeçar ishte martuar me një vajzë 10-vjeçe, duke ndjekur ligjet e sheriatit në provincën Kogiluje, dhe madje kishte marrë leje nga gjykata.

Xhevad Hejdarian, një gazetar në Iran, e bëri ngjarjen publike duke postuar një video të dasmës së tyre në Tuiter. Kjo e detyroi Naser Moktarin, kreun e Zyrës së Mirëqenies Sociale në Bahmai, që të nisë një hetim të çështjes në fjalë.

Kjo praktikë që e lejon martesën në këtë moshë nuk ndiqet në të gjithë Iranin, por vetëm në këtë provincë. Ndryshimet kaq të thella të kulturave, sipas gazetarit që e bëri publike, kanë ndodhur sepse këto zona kanë kaluar shumë shpejt nga stili i jetës nomade, në atë moderne dhe urbane.

FOTO GALERI
2/3
Një rast tjetër i raportuar është Lejla, e cila u martua që adoleshente, dhe mban mend se si i ati e rrahu ditën që u mor për ceremoninë e dasmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA