Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga pesë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Levan të Fierit. Në qeli do të qëndrojnë Emiglent Kararaja, Daniel Braçe dhe Aleksandër Zhapaj.
Ndërsa për dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, Aldo Zhapaj dhe Gazment Braçe, gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”.
Të ndaluarit janë gjykuar të ndarë në katër seanca të ndryshme ndërsa i plagosuri me armë zjarri pistoletë në urgjencën e spitalit të Fierit është gjykuar në mungesë pasi ndodhët për të marrë ndihmë mjekësore në Tiranë.
Gjykatës ishte Pirro Sota, ndërsa organi i akuzës përfaqësohej nga prokurorja Eglantina Shehu.
Seancat gjyqësore janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
Shpëtim Cane
Ja si nisi konflikti mes 2 familjeve që filloi në Levan dhe vijoi në spitalin e Fierit
Top Channel