Bleu një kishë të braktisur për 40 mijë euro dhe e ktheu në shtëpinë e ëndrrave, dizajnerja amerikane : Ka vrima sa madhësia e një njeriu 21/10 09:36
Forcat e policisë së zyrës së emigracionit në ishujt Filipine kanë ndaluar një grua amerikane, pasi i gjetën një foshnje të sapolindur në valixhe.
Autoritetet vendase thonë se ajo po përpiqej të largohej nga vendi duke e fshehur fëmijën që kishte vetëm gjashtë ditë që kishte lindur.
Gruaja ishte duke udhëtuar e vetme dhe nuk kishte mjet tjetër identifikimi veç pasaportës. Stafi dyshoi se valixhja e saj e tejkalonet peshën e lejuar, ndaj bëri një kontroll. Për habinë e tyre, brenda gjetën foshnjen.
Gruaja nuk kishte asnjë mjet identifikimi për fëmijën, por ajo këmbëngulte se ishte tezja. Çështja i ka kaluar zyrës filipinase për hetime të trafikut njerëzor.
Top Channel