Shkurtin e këtij viti, Jennifer Aniston festoi 50-vjetorin, në prani të miqve dhe ish-bashkëshortit, Brad Pitt.

Ditëlindja rrëmbeu mbarë vëmendjen mediatike, e cila synonte gjatë gjithë kohës të gjente gjurmë plakjeje në fizikun e Aniston- it. Pavarësisht kohës, 50-vjeçarja duket e mrekullueshme me bikini.

Në një intervitë për “InStyle”, ikona e serialit “Friends” u shpreh se pavarësisht viteve nuk ndjen asnjë lloj ndryshimi dhe se përkundrazi, ndihet mirë me moshën e saj dhe kohën që rrjedh.

Sidoqoftë pranoi se ka një pjesë të saj, të cilën s’do dëshironte kurrsesi të plakej.

“Nuk kam ndërmend të gënjej, nuk i dua flokët e thinjur”, deklaroi Jennifer.

Kështu aktorja u shpreh se ideja e zbardhjes së flokëve e tmerron tejmase.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA