Uragani “Dorian”/ Pamje tronditëse, familjarët notojnë për t’i shpëtuar rrjedhës së furishme

03/09/2019 16:44

Të paktën 5 persona kanë vdekur në Bahamas si pasojë e uraganit ‘Dorian’. Stuhia e tmerrshme ka shkatërruar me qindra shtëpi duke lënë shumë banorë në qiell të hapur.

Janë publikuar këto pamje tronditëse, tek shihen familjarë të cilët po shpëtohen nga rrjedha e furishme e rrëkesë së krijuar nga Uragani “Dorian”.

Uragani Dorian, goditi të dielën ishujt Bahamas tashmë si stuhi e kategorisë së rrezikshme 5 , duke lënë pas dëme katastrofike. Uragani me erëra që mbërritën shpejtësinë 285km/h, i dyti më i fuqishëm në Atlantik i regjistruar ndonjëherë, po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke ngjallur frikë në Florida, Xhorxha e Karolinën e Veriut dhe atë të jugut. Me afrimin e tij, këto shtete amerikane kanë shpallur që të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa banorët kanë nisur përgatitjet për mbërritjen e stuhisë përbindësh.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel