Në Shtëpinë Tonë/ Si e ndërtoi Kadare oxhakun e fshehur në shtëpinë e tij

03/09/2019 16:03

Shtëpia Studio Kadare, është muzeu më i ri në kryeqytet. Banesa me më histori në Tirane, pasqyron jetën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në fushën e letrave shqipe gjatë periudhës totalitare.

Ne sot, përmes një guide, do ju sjellim detaje dhe pamje shumë interesante nga ky muze letrar.

Ky apartament nuk ishte vetëm vendbanimi i Kadaresë, por edhe vendi i tij i punës (studio e tij) dhe si i tillë ai përfaqëson një pikë hyrjeje në auditorin e kulturës së pasluftës. Shtëpia Studio Kadare do të vazhdojë të iniciojë vizitorët në mendimin letrar, duke treguar si ndryshon puna e shkrimtarit në takimin e tij me lexuesit në kohë dhe vendndodhje të ndryshme.

Apartamenti ku ka banuar Kadare në vitet 1974 – 1989, i ndodhur në katin e tretë të një pallati në Rrugën e Dibrës projektuar nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972, është shpallur në vitin 2015 Monument Kulture i Kategorisë II.

Një nga detajet më interesante në këtë muze do të mësoni se si e ndërtoi oxhakun e fshehur Kadare gjatë kohës së komunizmit.

Për më tepër ndiqni klipin.

Top Channel