Ursula von der Leyen dhe Juncker në 80 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore: Detyra jonë të punojmë për paqen

01/09/2019 23:11

Sot është 80 vjetori i Luftës së Dytë Botërore. Me datë 1 shtator të vitit 1939 Gjermania filloi bombardimin e Polonisë.

Për 80 vjetorin kanë shkruar figurat më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen ka shkruan në Twitter se është detyrë e Bashkimit Europian të punojë për paqen, për dinjitetin, për njerëzimin.

“Sot është 80 vjetori i një kapitulli të errët në historinë evropiane, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore në Poloni të shkaktuar nga Gjermania naziste. Ne duhet të kujtojmë kolektivisht, të mësojmë mësimet tona individualisht dhe të veprojmë së bashku për të ardhmen. Për paqen. Për dinjitetin. Për njerëzimin. Kjo është detyra jonë. Përgjithmonë”- shkruan von der Leyen.

Edhe Presidenti në ikje i Komisionit Europian Jean-Clude Juncker ka dhënë një mesazh në tre gjuhë të ndryshme për 80 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore. Ai mesazhin e tij e shkruajti në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht.

“Kujtimi për të ardhmen. Sot më kujtohet sa mirënjohës jam për të jetuar në një kontinent paqësor. Ndërsa shënojmë 80 vjet nga fillimi i # Luftës se Dytë Botërore , duhet të kujtojmë se të jetosh deri në britmën e madhe të Evropës, kurrë më luftë, mbetet detyra jonë e përjetshme. Evropa është paqe”- shkruan Juncker. Mesazhin e tij Juncker e shoqëroi edhe me një video të shkurtër.

https://twitter.com/i/status/1168069579324588033

Top Channel