Përshkrimi popullor është ai i “binjakes së keqe të hënës blu“, hëna e zezë është një prej shumë emërtimeve të vendosura satelitit të vetëm natyror të Tokës dhe duket më i zymti prej tyre.

Disa e konsiderojnë një ogur të keq, por a është vërtet e tillë hëna e zezë e 30 gushtit. Ndonëse ka përplasje mendimesh, shumica e ekspertëve ndajnë bindjen se Hëna e Zezë i referohet Hënës së dytë të re brenda një muaji kalendarik.

Zakonisht, hëna e re ndodh vetëm një herë brenda muajit. Për këtë arsye ajo e zezë konsiderohet si fenomen ngacmues, por në fakt, ashtu si çdo event tjetër astronomik, nuk sjell lajme të këqija e nuk paralajmëron fundin e ditëve, megjithëse tek disa, ngjall frikë.

Ka njerëz që mendojnë se kjo lloj hëne mund të jetë shenjë e një fillimi të ri apo festimesh: në 2016-tën, hëna e zezë ra në 30 shtator, e u pasua nga kremtimet e Rosh Hashanah, Vitit të ri Hebre, dhe nga një gjysmëhënë në rritje, që shënoi fillimin e Muharremit, muajit të parë në kalendarin hënor islam.

Termi Hëna e zezë nuk është astronomik apo shkencor; sipas një përcaktimi, ajo është thjesht një hënë e re në perigje dhe i referohet momentit kur ana e erret e hënës, është përballë Tokës.

Top Channel