Djegia e një hapësirë toke me shkurre, në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit”, Berat, për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.

Mësohet se zjarri në lagjen “Çelepia” është vendosur për të djegur një sipërfaqe me shkurre,ndërkohë që situata ka dalë jashtë kontrollit,duke rrezikuar seriozisht banesat aty pranë.

Menjëherë sapo është vënë re rënia e flakëve dhe përhapja e tyre me shpejtësi nga era, banorët kanë lajmëruar Repartin Zjarrëfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrës së tij,ndërsa mësohet se pranë vendit të përfshirë nga flakët kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, por fatmirësisht zjarri është mbyllur pa dëme në banesat pranë tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA