I mbijetoi aksidentit ku humbën jetën 241 persona, rrëqeth 39-vjeçari: Jam njeriu më me fat që ka mbetur gjallë, por po vuaj
Pas çeljes së audicioneve dhe marrjes pjesë të disa konkurrenteve është bërë e mundur përzgjedhja e dy velinave të emisionit investigative, “Fiks Fare”.
Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it janë përfshirë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, si dhe kanë qenë pjesë e sfilatave të shumta apo seteve fotografike.
Bukuroshja brune, Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”. Po kështu është marrë me modeling, ndërkohë që pasion për të është edhe aktrimi.
Biondja Altea Noka është studente për drejtësi si dhe mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea është notare, për tetë vite, ku është marrë me not, në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit.
Të hënën, në datën 2 shtator, Fiks Fare ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10, në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta.
Top Channel