Pasuria e Aretha Frenklin/ Edhe Obama ka pretendime

30/08/2019 07:13

Aretha Frenklin është ndarë nga jeta në 2018 dhe pasurinë e saj ia ka lënë katër fëmijëve. Ndërkohë që këta të fundit kanë nisur një betejë ligjore për trashëgiminë, tani bën përpara edhe një person i pestë: Barak Obama.

Ish presidenti në fakt, pretendon kapelen e vendosur nga mbretëresha e soulit gjatë ceremonisë historike të betimit të tij, në janar 2009, kur edhe u bë i pari president afro amerikan i Shteteve të Bashkuara.

Kur më 20 janar 2009, Areta Frenklin shumë e emocionuar u ngjit në podiumin e Uashingtonit për të kënduar para miliona njerëzve këngën patriotike, “My Country ‘Tis of Thee” në nder të presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara, vëmendjen e rrëmbeu kapelja e saj prej leshi gri, me një fjongo gjigande të dekoruar me kristale svarovski, krijuar për të nga Luke Song.

Sipas vetë stilistit, kapela me dëshirën e këngëtares, duhet të përfundonte në duart e Obamës. Pas vdekjes së yllit dhe gjetjes së tre testamenteve të shkruara me dorë në shtëpinë e saj në Detroit, ndarja e trashëgimisë u komplikua.

Tani një gjykatës në Okland, do të thotë fjalën e fundit për testamentet. Nëse kapela do të përfundojë vërtetë në dorën e Obamës, ajo do ta ketë vendin në bibliotekën presidenciale që do të ndërtohet në Çikago.

Top Channel