Robotët si njerëz/ Dirigjojnë orkestra, qajnë apo nxjerrin gjak

29/08/2019 17:45

Robotët po bëhen gjithmonë e më të jashtëzakonshëm: kërcejnë, këndojnë, luten, dhe së fundi, ..atyre u del gjak, tamam ashtu si njerëzve!

Shumë vazhdojnë t’i shohin akoma me një lloj droje robotët, e si për të davaritur këtë frikë, është menduar të krijohen robotë që ngjallin simpati.

I tillë është rasti i atyre që synojnë afrimin e adhuruesve të muzikës klasike duke dirigjuar orkestra, apo duke improvizuar këngëtarë lirikë.

Të tjerë shtyhen drejt së shënjtës, duke u shndërruar në murgj budistë; ka madje dhe robotë që bëjnë pole dance në klube meshkujsh. Humanoidi i parë dirigjent orkestre u prezantua sivjet në festivalin e Ravello-s.

Abundant Robotics krijoi ndërkohë të parin robot që mbledh mollë, i cili u testua në kampet neozelandeze ku në fakt, nuk i rrëmbeu punën askujt sepse atje punëtorët sezonalë mungonin.

Por ai që ka tërhequr vëmendjen më shumë nga të gjithë është roboti që qan dhe nxjerr gjak, Pediatric Hal S 2225, simuluesi më i mirë në botë i një pacienti fëmijë.

I prodhuar nga Gaumard, ky robot është përdorur për praktikë nga mjekë pediatër, dhe konsiderohet një mënyrë e mirë për të testuar njohuritë përpara se të gjenden përballë vogëlushëve të vërtetë.

Top Channel