Italia shpëton nga kriza/ Conte kryeministër, flet për Italinë në Evropë

29/08/2019 22:58

Giuseppe Conte e pranoi mandatin e krijimit të qeverise së re me zotimin që të drejtojë një Itali për “të bashkuar e gjithëpërfshirëse”.

Një javë pas kolapsit të qeverisë së dominuar nga nacionalistët, presidenti Sergio Matarella i njohu ish profesorit te pavarur te jurisprudencës të drejtën per të krijuar një koalicion të ri qeverisës, duke kujtuar se vendi duhet të rikuperojë kohën e humbur dhe se gjendet sot ?”në një fazë mjaft delikate”.
Për Conten, Iitalia duhet të luaje një rol prej lideri në Evropë, qëndrim ky që konstraston ndjeshëm me politikat e Legës së ekstremit të djathtë.

“Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për modernizimin e vendit, për ta bërë kombin tonë më konkurrues në nivel ndërkombëtar, por gjithashtu edhe më mbështetës e gjithëpërfshirës”, tha Conte.

Ishte vetë lideri i Legës, Matteo Salvini ai që nxiti rrëzimin e koalicionit të mëparshëm të partisë së vet me 5 yjet e Luigi Di Maios. Salvini kërkon zgjedhje të reja, të cilat sondazhet tregojnë se forca e vet politike do t`i fitonte bindshëm, duke e katapultuar atë në postin e kreut të qeverisë.

Por Di Maio arriti të vuloste një marrëveshje me PD e qendrës së majtë, me të cilën 5 yjet kanë qenë në armiqësi prej kohësh.

Mbrëmjen e së mërkurës megjithatë, të dy palët vendosën t’i hidhnin pas krahëve mosmarrëveshjet e vjetra e të bashkojnë forcat për të qeverisur vendin, ndërsa arritën të kapërcenin në fund dhe ngërçin e krijuar prej këmbënguljes së 5 yjeve që Conte të mbetej kryeministër.

Top Channel