Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Kur kanë kaluar disa javë nga akuzat për agresion seksual në adresë të Placido Domingos u bënë publike, një kor bravosh jehoi në Salzburg për këngëtarin e famshëm të operas, që në anën tjetër i shpërndau puthje publikut që e priti me ovacione.
Kjo ishte e para e disa performancave të tij të pritshme evropiane pasi ai do të ndalet edhe në Hungari të mërkurën, dhe pritja ishte jashtëzakonisht e ngrohtë pavarësisht akuzave që janë hedhur në adresë të tij sipas të cilave, 78 vjecari ka ngacmuar disa femra seksualisht gjatë dekadave.
Kompanitë e muzikës klasike tentuan të tregoheshin të matura, me orkestrën e Filadelfias dhe operan e San Franciskos që anuluan disa performanca të tij pas publikimit të akuzave.
Por kompanitë evropiane, zgjodhën të prisnin dhe të shihnin, e disa prej tyre madje edhe e mbështetën tenorin e kthyer në bariton.
Ndërsa shumë performues amerikanë publikisht dënuan veprimet për të cilat ai akuzohet, këngëtarët evropianë u hodhën në mbështetje të tij. Mezzo-sopranoja Maria Jose Suarez, që ka performuar disa herë në krah të Domingos, tha se ajo kish parë femra ta përndiqnin atë.
Top Channel