Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Johann Sattler, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Meta e ka falenderuar Sattler për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe për promovimin e maleve të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë”, shprehet Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA