Qyteti më i shenjtë i Islamit është po ashtu qyteti më i nxehtë në botë.

Edhe pse zonat më të nxehta të banuara janë të tjera, si Dalloli në Etiopi, më i nxehti qytet i mirëfilltë, me 1.5 milionë banorë, është Meka.

Temperaturat mesatare vjetore janë 30 gradë celsius, që do të thotë se në verë arrijnë deri në 48.8 gradë, ndërsa në dimër jo më të ulëta se 18 gradë.

Qyteti vërtet ka 1.5 milionë banorë, por ai pret edhe rreth 2 milionë pelegrinë që udhëtojnë çdo vit për të vizituar Mekën.

Çdo mysliman, nëse ka mundësi, duhet që  të paktën një herë në jetë ta vizitojë Mekën si haxhi. Jo-myslimanëve nuk u lejohet të futen.

FOTO GALERI
3/28
Qyteti ka 1.5 milionë banorë, dhe çdo vit pert 2 milionë pelegrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA