13 vite punë për të zëvendësuar transmetimet analoge me digjitale në Shqipëri.

Zhvillimi teknologjik, tregon Elkeda Domi, eksperte e Autoritetit të Mediave Audio Vizive, solli nevojën për këtë ndryshim; cilësi më të mirë figure dhe gamë më të gjerë programacioni.

“Procesi në nivel ndërkombëtar mund të themi se ka nisur para vitit 2006. Nevoja për frekuenca, për të ofruar shërbim interneti me shpejtësi të lartë bëri që ekspertët e teknologjisë të zhvillojnë teknologjinë digjitale sa i takon transmetimeve televizive. Para vitit 2006, Konferenca Ndërkombëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, u mblodh në Gjenevë në 2006-n, për të ndarë brezin frekuencor në të gjithë rajonet që janë pjesë e unionit. Shqipëria bën pjesë në rajonin 1 dhe koordinoi me të gjithë vendet e rajonit për të marrë ato frekuenca që i duheshin për të ofruar transmetime digjitale”, shpjegon Domi.

Ky proces nuk është realizuar vetëm në vendin tonë,  madje ardhja e epokës së transmetimeve digjitale në Shqipëri ka vonuar, pasi duhet të përfundonte në 2015-n.

“Procesi ka qenë shumë i vështira, qoftë nga ana teknike apo nevoja për ndryshimet ligjore. Dhe mund të themi që ka lindur paralelisht në gjithë vendet e rajonit. Vonesa që ka pasur Shqipëria ka qenë për arsye të ndryshme si proceset gjyqësore, me operatorët televizivë në treg, mungesë korumi nga anëtarët e bordit të AMA-së, ka pasur vonesa në ndërtimin e  rrjetit public shqiptar dhe po ashtu baza ligjore ka nisur të përgatitet më 2012, me strategjinë e kalimeve nga transmetime analoge në digjitale. Më pas është miratuar ligji i vitit 2013”, shton Domi, drejtoreshë në Drejtorinë Teknike.

Procesi i digjitalizimit ka përfunduar në Berat, Fier dhe Korçë, ndërkohë që në 1 shtator sinjali i vjetër televiz fiket në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

“Themi se tani jemi në rrugë të mbarë, pothuajse po përfundon në 6 rajone të vendit, mbeten edhe 6 të tjera ku infrastruktura e operatorit publik shqiptar ka përfunduar në të gjithë Shqipërinë, si dhe operatorët e tjerë televiziv të licensuar nga AMA, e kanë shtuar infrastrukturën. Kështu që mendojmë se procesi do të ecë shumë më shpejt krahasuar me çfarë ka ndodhur më parë”, përfundon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA