Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Ishulli Paros, në Greqi, po mbushet me mbetje plastike gjatë sezonit, kur më shumë se 400 mijë turistë i bashkohen një popullate lokale prej vetëm 13 mijë banorësh.
Dhe panorama është thuajse e njëjtë me atë në ishuj të tjerë të vendit fqinj. Parosi, sidoqoftë, është tani në qendër të një përpjekjeje për ta kthyer veten në ishullin e parë në botë, të çliruar me të vërtetë nga mbetjet plastike. Pavarësisht se kjo duket një sfidë e madhe…
Në mes të sezonit, kafenetë e lyera me të bardhë dhe blu, që shihen përgjatë rrugëve piktoreske, ofrojnë rreth 1 mijë gota plastike që merren me vete; me kafe apo diçka tjetër. Mijëra shishe plastike uji përdoren çdo ditë, pasi shumëkush beson se uji i rubinetit nuk është i konsumueshëm, edhe pse kompania që menaxhon ujësjellësin, insiston se kjo nuk është e vërtetë.
Sistemi grek i menaxhimit të mbeturinave u reduktua jo pak gjatë krizës financiare në vend, çka edhe ka bërë që riciklimi shpesh të mos funksionojë dhe shumë vendgrumbullime mbeturinash nuk plotësojnë standardet evropiane. Sidoqoftë, janë vetë banorët e ishullit ata që kanë ndërmarrë një iniciativë, që përfshin autoritetet lokale dhe disa OJQ.
Ata kanë krijuar edhe një grup në Facebook dhe diskutojnë me bizneset për alternativat e mundshme ndaj plastikës. Sipas banorëve, ishulli në Mesdhe, mund të bëhet një model për një të ardhme pa mbetje plastike. Tani, ka edhe pankarta të mëdha në aeroport, që u tregojnë turistëve për iniciativën. Bizneset lokale po binden gjithnjë e më shumë të heqin dorë nga plastika por sidoqoftë, ka ende shumë pengesa përpara.
Top Channel