Trump i shqetësuar për fundin e luftës? Reagon Presidenti amerikan: Unë kam gjithë kohën e botës, Irani jo, ora po ecën 23/04 21:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Metaponto, Itali, ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë teksa gjendej në det me vajzën e saj 6-vjeçare.
E mitura është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 26-vjeçarja nuk mundi dot të shpëtonte.
Sipas mediave italiane, ndonëse rojet e plazhit u përpoqën t’i shkonin menjëherë në ndihmë, ndërhyrja rezultoi pa sukses.
Vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që po kryhet autopsia e trupit të së ndjerës për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.
Top Channel