Një çift nga Çekia është vënë nën shënjestrën e komentuesve të ofenduar indonezianë pasi kanë kryer veprime të turpshme në një tempull në Bali.

Të rinjtë çekë kanë shkuar te tempulli Hinduist në Ubud dhe kanë bërë një filmim, ku duket djali që lan me ujë të shenjtë të pasmet e vajzës, e cila ngre fundin dhe kthehet nga burimi.

Videoja u bë virale shumë shpejt dhe ngjalli zemërim mes indonezianëve, duke bërë që çifti të ngarkojë një video në Instagram e të kërkojnë falje. Ata u justifikuan duke thënë se ngaqë janë ateistë, nuk e bëjnë dot dallimin se cilat vende janë të shenjta e që mund të shkaktojnë fyerje.

Por ngjarja u bë aq shumë virale sa u shpërnda edhe nga njerëz të famshëm në Indonezi. Policia vendase u detyrua të ballafaqojë çiftin me autoritetet fetare, dhe më pas dolën me një deklaratë të përbashkët ku thuhej se çështja ishte sqaruar.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel