Versace ka përfunduar në shënjestrën e kinezëve. Kanë qenë disa bluza mbi të cilat kishte gabime gjeografike ato që kanë ndezur zemërimin kinez ndaj shtëpisë italiane të modës.

Në bluza, ishin stampuar emrat e disa qyteteve, bashkëngjitur vendeve që u përkasin. Por, Hong Kongu dhe Makau, nuk konsiderohen në këto bluza pjesë të Kinës. Ndaj edhe ka nisur sulmi, dhe Versace akuzohet për mungesë respekti ndaj sovranitetit të Kinës.

Madje ka patur edhe nga ata që kanë shkuar akoma më tej, si për shembull aktorja Yank Mi, që ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Versace-n. Kompania sidoqoftë, ka reaguar menjëherë, duke tërhequr mallin nga tregu dhe duke ofruar ndjesën zyrtare firmosur nga vetë Donatella Versace.

“Më vjen shumë keq për gabimin e pafat. Nuk kam dashur kurrë të tregoj mungesë respekti për sovranitetin kombëtar kinez dhe për këtë shkak kam dashur të kërkoj personalisht falje për pasaktësinë dhe për çdo problem që kam shkaktuar”, shkruan stilistja në Facebook.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që moda italiane, zemëron qytetarët kinezë. Dolce & Gabbana u detyrua të anulonte një sfilatë në Shangai pas publikimit të një spoti publicitar që u konsiderua racist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA