Video/ Nuk i dilte pensioni për të jetuar, ish-polici në Turqi merr vendimin drastik gjatë protestës: Jo për paratë, por për dinjitetin tim 28/09 23:00
Disa tornado kanë goditur Evropën. Amsterdami në Holandë, Luksemburgu dhe lindja e Francës u prekën nga fenomeni i rrallë për këtë pjesë të Evropës.
14 njerëz janë lënduar dhe 160 shtëpi janë dëmtuar nga jugperëndim të Luksemburgut dhe më pas tornadot kaluan në Francë. Tornado është filmuar edhe në qendër të Amsterdamit.
Në Luksemburg shpejtësia arriti në 128 kilometër për orë, duke shkaktuar dëme të shumta, siç mund ta shihni edhe në fotogaleri. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në Francë.
Top Channel