Foshnja 10 muajshe, Lily pothuajse mbeti pa ngrënë dhe pa pirë për shkak të herpesëve që iu zhvilluan rreth gojës nga puthjet në faqe që i bëri një anëtar i familjes.  Foshnjat mund të vdesin nëse infektohen nga llojet e virusit herpes.

Lily, e cila tashmë është shëruar, pati shumë dhimbje dhe nuk mund të hante apo të pinte. Katie Taylor, 34 vjeç, nga Sunderland, së pari vuri re një njollë të kuqe në mjekrën e Lily,  pasi u kthye nga një takim familjar në prill.

Ajo e dërgoi vajzën e saj tek një mjek, i cili sugjeroi që ‘ta vëzhgonte’, por u përkeqësua kur shkoi në shtëpi.

“Në fillim, mendova se skuqja mund të  kishte lidhje me dhëmbët, por ditën e dytë, dukej shumë më keq,” tha ajo.

“U ktheva te mjekët që më rekomanduan një xhel qetësues për mishrat e saj.

‘Ditën e tretë Lily u zgjua me shumë pika rreth gojës së saj. Ajo ishte aq e dobët që shkova direkt në spital dhe më thanë që ishte herpes.

Zonja Taylor, beson se herpeset i dolën nga një i afërm që puthi fytyrën e saj.

Tha  se u deshën katër javë që plagët të pastroheshin dhe tani dëshiron të rrisë vetëdijen për rreziqet për prindërit e tjerë.

Top Channel