Çifti i parë i pulëbardhave ka mbërritur në Paris në vitet 1990 dhe sot kryeqyteti francez ka 50-60 cifte, me një shtim prej thuajse tre pulëbardhash të reja, çdo vit.

Por, kakofonia në rritje e zogjve, po shkakton edhe debate në Paris. Një ornitolog, sidoqoftë, i siguron banorët se klithmat e tyre do të zbuten gradualisht gjatë muajit të gushtit, e cilaa është edhe periudha e shumimit të tyre.

“Është një tmerr, një makth. Kur i dëgjoj ato gjatë natës, më vjen të ulëras. Nuk e di çfarë duan, përse kanë ardhur në Paris.” shprehet dikush.

“Është e vërtetë, je duke fjetur dhe papritur zgjohesh nga klithmat e tyre… por nuk kemi çfarë të bëjmë.” rrëfen një tjetër.

Sidoqoftë, ka nga ata që duket se nuk shqetësohen shumë. “Në pranverë”, rrëfejnë disa prej tyre, “jemi mësuar të dëgjojmë harabelat”. Pavarësisht se nuk ka vend këtu për paralelizma, pasi kënga e zogjve të vegjël është e vërtet e këndshme, ndërkohë që me pulëbardhat është një tjetër histori.

Ornitologu sqaron se ndryshe nga pulëbardhat në bregdet, që e kanë më të vështirë gjetjen e ushqimit, pulëbardhat e Parisit i ngrenë foletë mbi çati, në lartësi të mëdha dhe janë më të qeta pasi nuk rrezikojnë të bëhen gjah i dikujt tjetër. Po kështu, kanë edhe ushqim të mjaftueshëm që e gjejnë kudo.

Megjithatë, pulëbardhat nuk klithin gjatë gjithë vitit, por vetëm në sezonin e shumimit, nga marsi deri në fund të gushtit. Më pas shndërrohen në zogj të heshtur. Ndaj, siç shprehet ornitologu, qyteti duhet të durojë edhe fare pak.

Veç të tjerash kënga dhe klithjet e tyre janë shumë më simpatike se zhurmat e pafundme të rrugës.

Top Channel