Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Një vullkan rreth 140 kilometra larg Tokios hyri në një fazë shpërthimi mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdon ende sot, për herë të parë që nga viti 2015, duke bërë që autoritetet japoneze të njoftojnë kufizimet e hyrjes në zonë.
Mali Asama, një nga vullkanet më aktivë në Japoni, u zgjua natën dhe filloi të spërkasë hi dhe tym vullkanik, të cilat tani kanë arritur në 2,000 metra.
Shërbimi meteorologjik kombëtar i vendit ka ngritur nivelin e alarmit, duke bërë ndalimin e hyrjes në zonat më pak se 4 kilometra nga krateri.
“Shkëmbinjtë që bien, retë e gazrave të nxehtë vullkanikë dhe materialet e tjera mund të prekin zonat brenda madje katër kilometrave”, paralajmëroi shërbimi. “Në varësi të drejtimit të erërave, vendbanimet afër vullkanit mund të preken nga rënia e gurëve më të vegjël dhe hirit”, paralajmëroi më tej ai.
Top Channel