Gazmir Braka një nga personazhet e bandave të 1997 po vuan burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Por drejtësia nuk është mjaftuar me kaq.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon super-burgosjen e tij, për tre muaj dhe një mbikëqyrje të veçantë. Kjo kërkesë e burgjeve është dorëzuar në gjykatën e Elbasanit në vazhdën e sistemit penitenciar për të zbatuar një ligj të 1998 për sigurinë në burgje, dhe nuk ka aspak lidhje me ligjin e miratuar së fundmi 41 bis që synon kontrollin e rreptë të personazheve më të rrezikshëm në burgje për të cilët dyshohet se vazhdojnë të mbajnë lidhje me ushtarët e tyre jashtë qelisë.

Kërkesa e drejtorisë së burgjeve për Gazmir Brakën ju dorëzua gjykatës për shkak së të dënuarit iu gjet një telefon në qeli dhe kjo është konsideruar si shkelje e rregullave në burgje.

Por deri tani sipas vendimeve të shpallura me kërkesë të burgjeve janë vendosur në regjim të veçantë dhe me mbikëqyrje të rreptë 11 të dënuar . Siç thotë një burim i sigurt njëri prej tyre ka tentuar të arratiset, gjashtë të tjerë janë rebeluar ndaj policisë në burgun e Drenovës, ndërsa një i paraburgosur është përpjekur të arratiset nga salla e gjykatës së rrethit gjyqësor Mat.

Burgu brenda burgut është një regjim i posaçëm i përkohshëm që minimizon takimet me të dënuarin ku atij i lejohet vetëm takimi me prindërit dhe bashkëshorten. Mbikëqyrja e regjimit të veçantë përfshin edhe reduktimin e daljes së ajrosjes dhe shmangien e kontaktit të të dënuarit me të dënuarit e tjerë në sektor.

Ndërkohë pritet që në vjeshtë në dy burgje , përkatësisht tek 313 dhe në Peqin të aplikohet edhe regjimi i rreptë 41 bis, i cili do të aplikohet ndaj të dyshuarve që janë pjesë e krimit të organizuar.

  “Bigbrother” vëzhgon në burg/ Të dënuarit deklarojnë numrat dhe emrat e atyre që i telefonojnë nga qelia

Top Channel