Situatë alarmante me zjarrin në Bulqizë, flakët përfshijnë pyjet e Qafë Helmesit, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri
27/08/2026 12:40
Një situatë alarmante është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, në pyjet e Qafë Helmesit, në fshatin Koçaj.
Zjarr ka përfshirë një masiv pyjor dhe si raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri. Në terren ndodhen aktualisht punojnë punonjës të emergjencave dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen të neutralizojnë flakët. Po ashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Ndërkohë zjarri u riaktivizuar mbrëmjen e djeshme, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e një masivi pyjor me ah dhe pisha.
Top Channel