23/12 14:30
Villa historike “Les Cedres”, e cila ndodhet në Rivierën Franceze i është shitur për 200 milion euro (221 milion dollarë) një blerësi të paspecifikuar për përdorim privat.
Vila ishte midis aseteve që distilatori italian Davide Campari fitoi me blerjen e tij të vitit 2016 të Grand Marnier.
Rrethuar nga një kopsht botanik prej 14 hektarësh vila është në një gadishull që futet në Mesdhe midis Nice dhe Monako.
Qyteti ka qenë prej kohësh shtëpi e të pasurve dhe të famshmëve.
Top Channel