Kreu i bandës së rrezikshme tenton të arratiset nga burgu i veshur si vajza e tij

05/08/2019 08:45

“Kreu i një bande braziliane u përpoq të shpëtonte nga burgu duke u veshur si vajza e tij, kur ajo e vizitoi atë pas hekurave dhe duke nga dalë dera kryesore të burgut në vend të saj”, thanë autoritetet të dielën.

Por zyrtarët e burgut thanë se nervozizmi i shfaqur nga Clauvino da Silva, i njohur gjithashtu si “Shorty”, teksa përpiqej të linte burgun, bëri që policia ta arrestonte në kohë.

Plani i tij ishte me sa duket të linte vajzën e tij 19-vjeçare brenda burgut. Policia po shikon rolin e saj, pasi ka dyshime se është bashkëpunëtore në përpjekjen e dështuar të arratisjes së babait të saj nga burgu Gericinó, që ndodhet Rio de Janeiro.

Autoritetet thonë se da Silva ishte pjesë e udhëheqjes së Komandës së Kuqe, një nga grupet më të fuqishme kriminale në Brazil që kontrollonte trafikun e drogës në një pjesë të madhe të Rios.

“Pas përpjekjes së dështuar për arratisje, da Silva u transferua në një njësi të një burgu me siguri maksimale dhe do të përballet me sanksione disiplinore”, thanë zyrtarët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel