Me ujëra të gjelbërta smeraldi, qiell blu dhe një peizazh të thyer të zbrazët, Zannone ka gjithçka që do të prisni nga një destinacion gati i shkretë .

Ai gjithashtu ka një reputacion për diçka më të papritur: Orgjitë.

” E shikoni atë vilë të bardhë koloniale atje lart?” thotë ish-peshkatari Giorgio Aniello ndërsa tregon me gisht në një vilë në majë të malit, me pamje nga deti Tirren, “Atje Marquis Casati Print zhvilloi festa të çmendura seksi”, tha ai më tej.

“Ai ishte një burrë i urtë, një soditës që i pëlqente të shikonte dhe fotografonte pamje të ndryshme. Pastaj një ditë pati marrëdhënie treshe, qëlloi të dy dashnorët dhe vrau veten”, tregon peshkatari për CNN.

Gjatë viteve 1960, Zannone ishte një tërheqje e fshehtë për pushime që çifti elegant kishin marrë me qira për aventurat e tyre seksuale dhe që nuk ishin të vetmit, pasi çifte të shumta shkonin aty.

“Ndërsa ai shkonte për gjueti, gruaja e tij, Anna, argëtohej në plazh me burra të tjerë”, tregon më tej peshkatari.

“Vila ishte vendi ku shoqëria e lartë çmendej,” kujton ish-kujdestari Salvatore Pagano.

“Ne të gjithë e dinim se çfarë po ndodhte atje,” thotë udhëzuesi turistik Riccardo Peci. “Ishte quajtur ishulli i seksit, por askush kurrë nuk shqiptoi një fjalë në lidhje me atë përsëri”, thotë ai.

Lojërat erotike përfunduan në gjakderdhje në vitin 1970 kur Anna ra në dashuri me një nga shumë dashnorët e saj të pashëm.

Burri i saj vrau dashnorin pastaj qëlloi veten në kokë në papafingon e tyre në Romë.

Nuk ka asgjë në Zannone sot, madje as një bar. Vetëm një far dhe vilë e zbardhur me një oborr spanjoll me pamje nga deti, që tani ka nevojë për rimodelim të gjerë.

Vila ishte ndërtuar në vitet 1930 dhe kalohej nga një familje fisnike në një tjetër. Aristokracia italiane kishte përdorur gjithnjë gjuetinë e deleve të egra. Delet, banorët e Zannone, tani janë specie të mbrojtura…

FOTO GALERI
1/8

Top Channel