Bullgarja Kristalina Georgieva është kandidatja e Bashkimit Evropian për të pasuar Kristine Lagarde si Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Shtetet anëtare zgjodhën kandidaten e tyre të premten, pas dy raundesh votimi dhe negociatash të zgjatura. Georgieva la pas në garë kandidatin holandez, Joreon Dijsselbloem, duke marrë mbështetjen e 28 vendeve anëtare të BE.

Gjeorgjeva ka qenë shefe ekzekutive e Bankës Botërore që prej 2017. Ajo po ashtu ka punuar në institucion mes viteve 1993 dhe 2010, duke filluar si ekonomiste ambjentaliste dhe më pas duke u ngjitur në pozicionin e zëvendëspresidentes në 2008.

E në këtë kohë ajo ka shërbyer edhe si komisionere evropiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihmat Humanitare dhe Reagimin ndaj Krizave si edhe zëvendëspresidente e Komisionit për Buxhetin dhe burimet njerëzore. Ajo tha në ‘Tëitter’ se ishte një nder për të ky nominim dhe tha se do të hiqte dorë nga përgjegjësitë e saj në Bankën Botërore në periudhën e nominimit.

FMN me qendër në Uashington ka 189 vende anëtare. Që nga krijimi në 1945, FMN ka patur gjitnnjë një drejtues evropian si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara që në anën tjetër drejton Bankën Botërore. Kristine Lagarde, ish ministrja franceze e ekonomisë, ka qenë drejtore e FMN që në 2011 por dha dorëheqjen muajin e shkuar pasi u emërua për të zëvendësuar Mario Dragin në krye të Bankës Qendrore Evropiane. Ligjvënësit evropianë tani do të votojnë për emrin e saj në mes të shtatorit.

Top Channel