Ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të mbajë mbërthyer Francën, nën sipërfaqe, në një ambjent shumë më të freskët, turistët po zbulojnë “Grotte des Grandes Canalettes” në Villefranche-de-Conflent, në rajonin e pirenejve në Francë.

Bëhet fjalë për një rrjet shpellash nëntokësore, të vendosura nën një pllakë gëlqerore 395 milionë vjecare.

“Ky rrjet nëntokësor u zbulua në vitet 80 nga babai im dhe një grup ekspertësh të tjerë. Ata zbuluan edhe këtë dhomë të bardhë, që mendohet se është edhe gjeneza e shpellës dhe që tani është hapur për publikun”, shprehet një vizitore.

Madhështia e shpellave, ka bërë që ato të quhen Versaja e nëndheshme e pirenejve lindorë, sepse aty grupohen së bashku, të gjitha formacionet ekzistuese në tokë.

Dhe kjo është e konfirmuar nga shkencëtarët e specializuar në botën e nëndheshme. Sipas drejtoreshës, bëhet fjalë për një muze të vërtetë në botën e nëndheshme.

Për vizitorët, shpellat janë të mahnitshme, “unë mendoj se ato janë absolutisht të bukura. Dua të them, janë 395 milionë vjecare është diçka që vjen nga aq larg sa që mund të të bëjë të mendosh për një cast se je në botën e fronit të shpatave”, shprehet ajo.

Ajo që sheh përreth të rrëmben. Autoritetet janë kujdesur mirë për të dhe thonë se ajo është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike të rajonit.

Top Channel