Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar
Femrat në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull. Kjo është vendosur me një dekret mbretëror.
Rregulli i ri, u shpall të premten, dhe lejon femrat mbi 21 vjec për të aplikuar për një pasaportë pa autorizim, duke i vendosur ato në një nivel me meshkujt.
Gratë po ashtu kanë fituar të drejtën të regjistrojnë lindjen, martesën apo divorcin. Mbretëria së fundmi ka lehtësuar kufizimet e hershme sociale mbi femrat edhe pse aktivistët thonë se duhet bërë akoma shumë për të drejtat e tyre.
Arabia Saudite në mënyrë të përsëritur është kritikuar për mënyrën se si i trajton nënshtetaset femra, një çështje kjo e nxjerrë në pah nga disa raste të profilit të lartë të femrave saudite që kërkojnë azil jashtë vendit.
Lideri de facto, princi i kurorës Mohamed Bin Salman, është përpjekur të zbusë kufizimet për femrat, mes të cilëve edhe heqja e ndalimit të grave në timon, në një përpjekje për ta hapur pak mbretërinë konservatore.
Por ai edhe ka përndjekur aktivistët e të drejtave të gruas, duke nxjerrë një numër prej tyre në gjyqe, muajt e fundit. Sistemi i kujdestarisë mashkullore në Arabinë Saudite, i jepte bashkëshortëve, baballarëve dhe të afërmve të tjerë meshkuj autoritetin për të marrë vendime të rëndësishme për gratë. Deri më tani, kjo bënte që gratë të kërkonin miratimin e tyre për të marrë apo për të rinovuar një pasaportë si edhe për të dalë nga vendi.
Top Channel