Nga ekrani i madh tek i vogli. Katër martesa dhe një funeral, filmi anglez i 1994 që ka si protagonist Hugh Grant, kthehet në jetë dhe bëhet një mini seri në Hulu TV, një platformë transmetimi online.

Seria debutoi më 31 korrik dhe është krijuar nga Mindy Kaling e Matt Warburton e ka si protagonistë Nathalie Emmanuel, Nikesh Patel, Rebecca Rittenhouse dhe John Paul Reynolds.

Katër martesa dhe një funeral, në 12 episode, sjell ndodhitë e katër miqve amerikanë, Maja, Kreg, Ainslei dhe Dafi, që bashkohen për një dasmë përrallore në Londër. Por, pas një lajmi bombë të marrë në altar, jetët e tyre përmbysen. Duhet ti bëjnë ballë një viti të trazuar dashurish dhe përplasjesh. Marrëdhëniet krijohen dhe ndërpriten, ekspozohen skandale politike, jeta sociale e Londrës vihet në lojë dhe në të gjithë këtë mes, sigurisht, ka katër martesa dhe një funeral.

Top Channel