Kryemadhi, Mediu dhe Duka njohin 13 tetorin, aleatët e Bashës dorëzojnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje

02/08/2019 12:56

Aleatët e Partisë Demokratike kanë vendosur të njohin 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale. Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas shfuqizimit të 30 qershorit.

Duke cituar dekretet e presidentit dhe raportin e OSBE-ODIHR, partitë opozitare kërkojnë nga KQZ që të marri të gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Ndërkohë, nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Demokratike për këtë situatë. Kryetari i saj, Basha, ka dhënë më parë garancinë se nuk do të hyjë në zgjedhje nëse Edi Rama vijon të jetë kryeministër, të cilin e akuzon për manipulim të votave.

Nga ana tjetër është Partia Socialiste që ka njohur 30 qershorin dhe hyri në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk pranon të diskutojë për 13 tetorin si datë kur vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA