Francesco Totti dhe Ilary Blasi së shpejti do të shfaqen në ekranet e televizorëve në rolin e aktorëve.

Çifti i njohur italian do të jenë protagonistë të një sitcomi familjar që do të jetë i ngjashëm me ‘Casa Vianello’ ku interpretonte çifti mitit Raimondo Vianello dhe Sandra Mondaini.

Francesco Totti që pasi i dha lamtumirën futbollit provoi të kryejë rolin e drejtuesit te Roma, dështoi në këtë mision të tij teksa dha dorëheqjen dhe tani do të provojë këtë karrierë të re. Mësohet se tashmë Francesco Totti dhe Ilary Blasi kanë regjistruar 2 episodet pilotë të sitcomit ‘Casa Totti’ për t’ia prezantuar rrjeteve televizive italiane.

Ndërkaq, janë konfirmuar e personalitetet e ftuara për të qenë pjesë e këtij projekti që janë këngëtarja Emma Marrone dhe moderatori Teo Mammucari që do të luajë pikërisht veten e tyre. Nuk është hera e parë që Totti bën rolin e aktorit. Vite më parë ai dhe Ilary kanë qenë protagonistë të spoteve publicitare të kompanisë telefonike Vodafone Italia

Top Channel