Demokratët për Shtëpinë e Bardhë/ Debati, në shënjestër të kandidatëve rivali Joe Biden

01/08/2019 11:02

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden është vënë nën shënjestër nga kandidatë të tjerë për nominimin demokrat për presidenciale, në një natë të dytë debati në televizion.

Pretendenti kryesor i partisë, e ndau skenën në Detroid me nëntë aspirantë të tjerë presidenciale dhe pati shkëmbime të ashpra batutash për sa i takon kujdesit shëndetësor dhe kufirit.

Senatorja Kamala Harris, riktheu sulmet ndaj rekordeve të arritura nga Biden në garë. Por vetë ajo u detyrua të mbrohej për sa i takon masave kundër trafikantëve dhe përdoruesve të drogës kur ajo ishte prokurore në Kaliforni.

“Ajo futi 1500 persona në burg për përdorim marijuanë dhe më pas qeshi kur u pyet nëse kishte tymosur ndonjëherë marijuanë”, tha kongresmenia nga Hauai Tulsi Gabbard.

Ndërsa Biden u kritikua gjatë debatit të fundit të tij, se nuk ishte përgatitur mirë, ai u duk më i përgatitur për tiu përgjigjur sulmeve mbrëmjen e të mërkurës.

Kjo ishte e dyta e dy netëve debate mes demokratëve që kërkojnë të fitojnë nominimin demokrat, që do të shpallet korrikun e ardhshëm në konventën e partisë.

Në debatin e të martës, senatorët liberalë Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren mbrojtën politikat e tyre mbi kujdesin shëndetësor dhe çështje të tjera përkundrejt kritikave nga kandidatët më centristë.

Top Channel