Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka njoftuar se do të nxjerrë “nën çekiç” një makinë të përdorur në filmat e James Bondit, muajin e ardhshëm.

Makina, që është përdorur tek “Goldfinger” dhe “Thunderball”, pritet të arrijë një çmim nga 4 deri në 6 milionë dollarë, thonë zyrtarët e “Sotheby’s”.

Aston Martin DB5, vjen bashkë me 13 opsione të shfrytëzuara nga 007 që variojnë nga armët automatike të kalibrit 30, sedilja e famshme që mund të lëshohet në ajër, hedhësin e gozhdëve në rrugë, targa që rrotullohen, etj.

Sipas “Sotheby’s”, janë bërë katër makina të tilla për filmat e James Bondit dhe tre kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Dhe ajo që do të dalë në ankand është e vetmja që ka opsionet ende funksionale si origjinalja dhe ende punon më së miri.

Top Channel