Prej një viti, në Kanada, kanabisi mund tё blihet dhe tё konsumohet legalisht. Megjithatë, nuk ka pasur ende ndonjë bum ekonomik prej kësaj lëvizjeje, ashtu siç u mendua në fillim.

Sipërmarrësit e këtij lloj biznesi, tregojnë se kërkesa për produktet e kanabisit është e madhe, dhe produktet e mira në shumicën e rasteve shiten mjaft shpejt, megjithatë kanë probleme me furnizimin.

Përdorimi i hashashit lejohet që prej vitit 2001, ndërsa nga tetori i kaluar, Kanadaja ёshtё vendi i parё industrial qё ka lejuar legalisht edhe konsumin privat tё tij, duke e kufizuar në 30 grame pёr person. Edhe mё parё Kanadaja ishte vendi me konsumin mё tё lartё pёr frymё tё marihuanёs nё mbarё botёn.

Tregu ilegal llogaritet me njё xhiro prej rreth katёr miliardё euro. Në Ontario ndërkohë, autoritetet kanё pritur shumё gjatё pёr dhёnien e licencave pёr dyqanet e kanabisit, ndërsa vështirësi janë hasur edhe me licencat pёr prodhimin. Problemeve u shtohet edhe fakti, qё sipёrmarrjet me licencё nuk furnizojnё atё qё kanё premtuar.

“Ato ndёrtojnё sera gjigante kultivimi, por kanabisi asnjёherё nuk ёshtё kultivuar kёshtu, ndaj ka rreziqe. Njё ndёr to ёshtё mungesa e tё korrave dhe problemet e cilёsisё”, shpjegojnë ekspertët. Sipas tё dhёnave tё fundit tё autoritetit kanadez tё statistikave deri tani ёshtё legalizuar vetёm 20 pёrqind e tregut ilegal.

Top Channel