Dikur ata njiheshin si roje pylli, ndërsa sot njihen si Rangers. Në ditën botërore të Rangers, një ditë e cila së fundmi ka filluar të kujtohet edhe në vendin tonë, ne ndodhemi në Parkun kombëtar të Shebenikut, për të parë më shumë rreth punës së një Rangers-i.

Jani Ranxha ka 40 vite si roje pylli ndërsa tregon, midis të tjerash, vështirësitë e kësaj pune, por edhe kënaqësitë që ajo të fal.

Ndërsa Elton Brazhda ishte vetëm 26 vjeçar, dy vite më parë kur vendosi të qëndrojë në kontakt të ngushtë me natyrën.

Me dëshirën e tij dhe nga dashuria për natyrën ai vendosi të bëhej një rangers, ndërsa kënaqësinë më të madhe ja jep natyra dhe kontakti me turistë të ndryshëm.

Dita botërore e rangers-ave u vendos si e tillë 10 vite më parë për të vlerësuar punën dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA